Flash News

E SHPJEGUAR

Vetëm 115 ditë në pushtet, si u rrëzua qeveria e Dritan Abazoviç

Vetëm 115 ditë në pushtet, si u rrëzua qeveria e Dritan

Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër, pas një séance maratonë në Kuvend që zgjati gati 13.  

Por, sa zgjati pushteti i Abazoviç dhe si u rrëzua qeveria e tij?

Vetëm 115 ditë në pushtet

Qeveria e Dritan Abazoviç është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.

Abazoviç ishte kryeministri i parë i Malit të Zi, i cili i përket një komuniteti kombëtar pakicë.  Ai mori drejtimin e shtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur përfundoi qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç.

Në atë kohë, Lëvizja Civile URA e Abazoviç ishte "pika e kthesës" për formimin e një qeverie të re në Mal të Zi.

Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiqit, ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit në shkurt të këtij viti, Abazoviç u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviç në fund të prillit.

Si u rrëzua Dritan Abazoviç

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, erdhi si është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviç për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.

Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.

Fillimisht u tha se për rrëzimin e Qeverisë janë 36 deputetë të shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Partia e Gjukanoviç, e cila i ka dhënë më parë mbështetje pakicës së kryeministrit Abazoviç.

Së bashku me këtë parti, nismën për rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka dy poste ministrore, Socialdemokratët, që janë në opozitë, Partia Liberale dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Dy nismat për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviç u nënshkruan nga gjithsej 68 deputetë të partive në pushtet dhe opozitë, nga 81 deputetë sa janë në Kuvendin e Malit të Zi.

Nuk dihet nëse Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo do të formohet një qeveri e re.

 

Të fundit