Flash News

E SHPJEGUAR

Vettingu i politikanëve/ Basha injoron deklaratat e Çadrës, sot i rikthehet vetë ‘projektit mafioz’

Vettingu i politikanëve/ Basha injoron deklaratat e Çadrës, sot
Lulzim Basha ne cadren e opozites, 2017

Katër vjet më parë, nga çadra e opozitës e ngritur poshtë zyrës së kryeministrisë, asokohe sërish e drejtuar nga Edi Rama, kreu i PD, Lulzim Basha akuzonte me tone të larta se vettingu është një projekt mafioz.

Madje, sipas Bashës, në këtë projekt janë përfshirë diplomatë të huaj për llogari të kryeministrit dhe se janë marrë peng ekspertët europianë.

Po cili është vettingu në politikë? Kush ja bën vettingun politikanëve, ja bën populli por vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Plani i Ramës si kreu i kupolës së republikës së vjetër, komplotit është i thjeshtë, atë që do të bëjë me vettingun në drejtësi do të bëjë edhe me vettingun në politikë.

Me vettingun në drejtësi dëshiron të fusë nën dorë aparatin e drejtësisë me qëllim që as miqtë e tij të lidhur me krimi asnjë ferrë mos tju hyjë në këmbë. Projekti i vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomat të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japing përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik sic është BE”, deklaronte Basha asokohe.  

Katër vjet më vonë, propozimi i vettingut për politikanët, është hedhur sërish në tryezë nga Partia Demokratike,por ka ndezur debate në opinionin publik.

Basha duket se mbyll sytë dhe i rikthehet vetë projektit që e cilësonte si ‘mafioz’, vettingun e politikanëve.

Madje, Basha deklaronte se projekti është komplot mafioz për të kapur vettingun e gjyqësorit, ndërsa SPAK është produkti që tani kryedemokrati kërkon t’u bëjë vettingun  e politikanëve.   

Kujtojmë se Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend amendamente për ndryshimet Kushtetuese për 3 çështje, reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve. Në fjalën e tij kreu demokrat Lulzim Basha në një konferencë sqaroi këto amendamente, kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe zhbërjen e ndryshimeve të 30 korrikut, që sipas kryedemokratit, u kaluan pa vullnetin e opozitës.

Basha është përfolur prej ditësh për një marrëveshje me kryeministrin Rama lidhur me zgjatjen e mandateve për vettingun.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi disa javë më parë se lidhur me këtë çështje ka një pazar që i ofron kryeministri Edi Rama liderit të PD, Lulzim Basha.

Sipas deputetit demokrat, Rama i kërkon PD që të dalë pro zgjatjes së afatit për anëtarët e vetingut dhe në këmbim sipas tij të marrë disa bashki, ndaj shton se reforma më kryesore për opozitën duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës.

Megjithatë, këto deklarata u mohuan shpejt nga PD. Përfaqësues të PD janë pyetur vazhdimisht nëse do të votojnë pro zgjatjes së mandateve të vettingut, por deri tani nuk një qëndrim të qartë nga ana e tyre.

 

Të fundit