Flash News

KRYESORE

E shtuna sjell reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për fundjavën

Kjo fundjavë, (19 - 20 shtator) pritet të karakterizohet nga një mot i vranët, ku të shtunës s'do të mungojnë as reshjet e shiut në jug të vendit.

Sipas Shërbimit-Metereologjik-Ushtarak, dita e shtunë prashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës.

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Të fundit