Flash News

KRYESORE

E solli në jetë një nënë 'surrogate', Kanye West nuk pozon me të bijën në kopertinë

Kim Kardashian dhe Kanye West janë prindër të tre fëmijëve , dy vajza dhe një djalë. North është vajza e parë e familjes, më pas Saint dhe së fundmi një pjesëtare e re i është shtuar familjes: Chicago. Chicago është vajza që e solli në jetë një nënë  surrogate pasi Kim rrezikonte jetën nëse do kalonte një shtatzëni të tretë. Kanye dhe Kim e donin shumë një fëmijë të tretë ndaj zgjodhën sorrogacinë. Prindërit e kane publikuar disa herë fytyrën e të voglës Chicago, por së fundmi Kanye ka bërë një gjest që ka ngjallur shumë debat tek fansat e tyre. Ai ka pozuar për ‘Harper`s Bazaar’ me North dhe Saint por Chicago nuk duket asgjëkundi. “Ku dreqin është Chicago?” – shkruante një fanse. “I vetmi mendim që kam në mendje është se përse mungoi Chicago?” – komentonte një tjetër. Nuk dihet pse është bërë kjo zgjedhje por siç shkruajnë mediat, shumë shpejt do të publikohen fotot e fundit të True, Stormi-t dhe vogëlushes Chicago.

Të fundit