Flash News

KRYESORE

E sulmuan në rrjete sociale me komente negative, Kevin Hart heq dorë nga prezantimi i "Oscars"

U prit me shumë entuziasëm lajmi se Kevin Hart do prezantojmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Oscar 2019" dhe prisnim një event me të qeshura dhe gallata, pasi Kevin është komedian dhe një aktor shumë i dashur.

Mirëpo, jo të gjithë mendojnë njëjtë. Shumë e kanë sulmuar nëpër rrjete sociale rreth temës së hemoseksualëve.

Në vitin 2010 Kevin u shpreh se, nëse mund ta ndalonte djalin e tij që të bëhej homoseksual, do ta bënte.

“Një nga frikërat e mia më të mëdha është që djali im të bëhet homoseksual”, ka thënë aktori në një intervistë 8 vite më parë.

Këto deklarata duket se i kanë prishur punë aktorit, dhe ai u shpreh dje se nuk donte të ishte një shqetësim dhe se i vinte keq që kishte lënduar njerëzit.

"Më vjen keq që i kam lënduar njerëzit. Jam duke u përmirësuar dhe dua të vazhdoj ta bëj këtë gjë. Qëllimi im është t’i bashkoj njerëzit, jo t’i përçaj. Shumë dashuri dhe vlerësim për Akademinë. Shpresoj që të takohemi sërish”- ka bërë njoftimin e largimit Kevin Hart.

Të fundit