Flash News

KRYESORE

‘E takove atë çobanin e vockël?’/ Zbardhet dosja e trafikantëve të operacionit ‘Limit’ që vuri në pranga 58 persona

Është zbardhur dosja e plotë e Prokurorisë për operacionin ‘Limit’ që vuri në pranga 58 persona në tre vjet, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.

Balkanwb ka siguruar dosjen e plotë ku janë të transkriptuara bisedat mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të cilët bisedojnë mes tyre, për mënyrat e trafikimit.

Biseda e datës 19/12/2018 rreth mesditës të zhvilluar mes Olger Brahimllarit dhe shtetasit me emrin “Bledi”:

Olgeri: Eee! Je takuar me ata ?

Bledi: Me kë mo?

Olgeri: Me atë çobanin e vockël

Bledi: Dje mo u takova me atë

Olgeri: Po mirë mo merre një herë në telefon të të bëjë një ashtu

Bledi: Çart ë më bëjë?

Olgeri: Po kështu o një ka… një nga ato, program

Bledi: Po ja mo se po pres të më sjellin një telefon e do t’i vete direkt. Kupton,o? Po pres të më sjellin një telefon

Olgeri: Mirë o ksa. Mirë ksa.Aj

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Të fundit