Flash News

KRYESORE

E tallën se foli në gjuhën shqipe, fansat në Malajzi të frikësuar se Dua Lipa do anulojë koncertin: Respektoni origjinën time

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa një muaj më parë u kritikua nga fansat e malajzisë për urimin në shqip që ajo i bëri babait të saj për ditëlindje.

Fjala ‘babi’, në gjuhën e tyre kishte kuptimin e fjalës ‘derr’, dhe për arsye të kritikave, Dua e zëvendësoi fjalën ‘babi’ me ‘dad’.

Në një intervistë për revistën “L’officiel”, kënëgtarja është shprehur se nuk flet gjuhën malajziane .

“Unë nuk flas malajzisht, unë flas një gjuhë tjetër, dhe gjuha që unë flas me prindërit e mi është origjina ime. Unë dua që gjuha ime të respektohet”, është shprehur këngëtarja.

Pas kësaj, shumë fansa i frikësohen faktit se Dua Lipa mund të anulojë koncertin e planifikuar më 3 maj në Kuala Lumpur.

Të fundit