Flash News

KRYESORE

E thotë ish-ambasadori amerikan: Kosova t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA

E thotë ish-ambasadori amerikan: Kosova t’i thotë

Debate shumë të forta kanë qenë kohëve të fundit në lidhje me marrëveshje të mundshme që do të jepen si zgjidhje përfundimtare në marrëdhënien Kosovë-Serbi.

Madje po flitet edhe për një konflikt mes Qeverisë së re në Kosovë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eksperti për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Itali, është shprehur se Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe, madje edhe nëse ajo mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij marrëveshje të keqe është çfarëdo ujdie, e cila do të kishte implikime në shkëmbimin e territoreve dhe popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Serwer Administrata e Trump e ka bërë të qartë publikisht se do ta pranonte shkëmbimin e territoreve, gjë të cilën Administratat e mëparshme e kishin përjashtuar.

“Grenell dhe Palmer angazhohen për atë formulë”, ka theksuar ish-diplomati amerikan në Itali.

Të fundit