Flash News

KRYESORE

E thotë kreu i FFK-së: Do aplikojmë për të organizuar ‘Europianin’ bashkë me Shqipërinë

E thotë kreu i FFK-së: Do aplikojmë për të organizuar

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka deklaruar se vendi i tij, së bashku me Shqipërinë dhe fqinjët e tjerë, planifikon në një të ardhme të afërt që të aplikojë në UEFA për të organizuar Kampionatin Evropian.

Në një intervistë për RTK, Ademi ka thënë: “Në një të ardhme planifikojmë të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë ngjarje të madhe si Evropiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi.”

Ky synim i Prishtinës bëhet publik disa muaj pas vendimit të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë për të aplikuar për organizimin e Kampionatit Evropian të 2028-ës dhe Kupës së Botës së 2030-ës.

Të fundit