Flash News

E-TJERA

Drogë, plumba dhe mijëra euro, policia italiane vë në pranga banakieren shqiptare

Drogë, plumba dhe mijëra euro, policia italiane vë në pranga

Një 46-vjeçare me origjinë shqiptare ka rënë në pranga e policisë italiane.

Mediat italiane raportojnë se 46-vjeçarja punonte si një banakiere n Itali, por pas një hetimi nga policia italiane u kuptua se shqiptarja ishte e përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj u gjetën gjeti 50 gram kokainë, mbi 22,000 euro para të gatshme, një plumb dhe një llastiqe precize. Operacioni blic filloi më 19 gusht.

Karabinierët gjetën një plumb të kalibrit 9x21 për të cilin gruaja nuk ishte në gjendje të jepte një justifikim.

46-vjeçarja shqiptare u dënua me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Kultivim i lëndëve narkotike”.

Të fundit