Flash News

E-TJERA

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Itali, nuk dihen rrethanat

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Itali, nuk dihen rrethanat

Një 39-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas nj atentati në Vittoria në provincën e Raguzës, në Itali.

Mediet vendase raportojnë se ka pasur rreth 6-7 të shtëna me armë zjarri, nga të cilat ka mbetur i plagosur shqiptari. 39-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Guzzardi di Vittoria, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se shqiptari është me leje qëndrimi të rregullt në Itali.

Policia ka mbërritur në vendin e sulmit për të rindërtuar dinamikën e të shtënave dhe për të identifikuar përgjegjësin që qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj shqiptarit.

Të fundit