Flash News

E-TJERA

Drogë, alkool dhe bixhoz në qeli, gjykata lë në burg 13 zyrtarë

Drogë, alkool dhe bixhoz në qeli, gjykata lë në burg 13

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 13 zyrtarët e arrestuar nga mega-operacioni i zhvilluar në tre burgje: Elbasan, Korçë dhe Peqin.

Akuzat që rëndojnë mbi ta lidhen me futjen e lëndëve narkotike dhe sendeve të ndryshme në ambientet e brendshme të burgjeve, në bashkëpunim me të burgosurit.

Zyrtarët futnin drogë, alkool, sende me të cilat luhej bixhoz dhe në këmbim merrnin ryshfet. Nga operacioni i zhvilluar u arrestuan 28 persona, mes tyre 13 zyrtarë të IEVP-ve dhe 13 të dënuar.

Pjesë e të dënuarve ishin edhe persona me precedentë të rëndë penalë, siç janë Aleksandër Llanaj apo Gazmir Braka, të cilët ishin izoluar në regjimin e ashpër “41 bis”.

Të fundit