Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Plumba dhe goditje në kokë me qytë”, si po tentojnë të fshehin ngjarjen spitali dhe policia

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 40 vjeçar nga Kurbini, i cili tha se në atë datë ka qenë në një lokal nate, i shoqëruar nga disa persona. Ai është ulur në tavolinën ku qëndronte një i ri, sipas tij, i quajtur Petrit Shima.
“Nuk e njihja më parë dhe aty në tavolinë me thirri pronari i lokalit, Ismet Rryçi. Në një moment personat e tjerë u ngritën nga tavolina dhe u ngrita dhe unë. Petriti më tha ulu ti, vetëm ti. I thashë që u ngritën të tjerët dhe do të iki. Në momentin që po largohesha personi në fjalë nxori pistoletën dhe erdhi pas meje. Tentoi të më qëllonte dhe dikush i kapi armën dhe një plumb shkoi në tavanin e lokalit. Më pas më qëlloi me qytën e pistoletës disa herë. Nuk e di se përse më qëllonte. Tentova t’a gjuaj dhe unë, por aty më goditi disa herë të tjera dhe më pas na ndanë të tjerët” pohon qytetari.
Ai tha se, personi ka qëlluar edhe me armë zjarri. “Janë gjurmët atje. Më pas më goditi disa herë me qytën e pistoletës. Më çau veshin, kam dhe dëmtime të tjera. Unë kam qenë në gjendje traume, të rënduar dhe kisha frikë për jetën” pohon ai. Më tej shton se pronari i lokalit sëbashku me një person tjetër e kanë dërguar në Spitalin e Krujës. “Aty nuk e mora vesh ku u futa e ku shkova. Aty kam shkuar në orën 4.30 te mëngjesit. Deri në 5.30 me qepën e mjekuan. Madje, kam edhe foto dhe video gjatë kohës që kam qenë në spital” tregon qytetari.
Ai shton se, në spital nuk i ka kërkuar asnjë emrin, as e kanë regjistruar dhe as i ka shkuar ndonjë polic për t’a pyetur se ku u plagosa. “Gjatë kësaj periudhe kam pasur frikë për jetën, pasi personi që më goditi e ka babanë punonjës policie në Krujë. Arsyeja që i jam drejtuar Fiksit është për shkak se po tentojnë që t’a fshehin ngjarjen. Në lokal ka pasur dhe kamera sigurie. Dua të hetohet dhe të zbardhet ngjarja, pasi personi tentoi të më vriste, pasi më drejtoi pistoletën” përfundon ai.
Pas ankesës, qytetari shkon në Spitalin e Krujës për të parë nëse e kanë regjistruar ditën e plagosjes, emrin, diagnozën, kartelën dhe dëmtimet. Shkon te urgjenca dhe i thonë se nuk kanë informacion, ndoshta është kartela sipër. Më pas shkon në kat të dytë te kirurgjia dhe i thonë se nuk japin informacion, duhet të shkojë te recepsioni. Zbret sërish një kat më poshtë dhe i thonë se shko te Urgjenca. “Ika, se nuk keni faj ju” i drejtohet qytetari dhe largohet nga Spitali i Krujës.
Grupi i Fiks Fare interesohet se Spitali i Krujës dhe takojnë një mjek të urgjencës, i cili kishte para regjistrin e çdo personi që paraqitej në urgjencë. Gazetarët i kërkojnë emrat e datës 30 mars 2026. Ai e kontrollon dhe thotë se “nuk po e gjej atë emër”. Fiksi e pyet se kush ka qenë mjek roje, ndërsa gjen edhe grafikun e muajit mars. Rezulton se në datë 30 ka qenë vetë ai, por thotë se “nuk e kam mjekuar unë”. Pyetjes nëse emri i pacientit duhet të regjistrohet, apo të lajmërohet policia ku ka shenja, ai thotë se “po, nëse ka dëmtime, dhunë, traumë duhet të lajmërohet policia”.
Gjatë kësaj bisede, bisedon me drejtorin e Spitalit të Krujës dhe ndryshon qëndrim. Tashmë i kërkon Fiksit që të paraqesë një kërkesë me shkrim dhe do t’na kthejnë përgjigje. Në të njëjtën kohë, gazetarët telefonojnë drejtorin e Spitalit të Krujës, duke i kërkuar informacione dhe një verifikim. “Po tani s’e verifikoj, se jam te urgjenca në Fushë Krujës kemi pasur një rast. Nuk është fare e vështirë të bëni një kërkesë. Po do hapet regjistri do t’a verifikojmë dhe do të t’a kthejmë përgjigjen” këmbëngul disa herë drejtori.
Fiksi i thotë se, kaq e vështirë e ka drejtoria që të dërgojë një person dhe të verifikojnë nëse gjendet apo jo emri, pasi nga verifikimet e gazetarëve rezultoi se “emri s’ishte”. “Tani në telefon s’të them dot asnjë gjë. Vetëm po të flasim kot. Bëj kërkesën t’a sjellim tamam, institucionalisht. Të lutem po më bie telefoni, do të ta kthej me shkrim përgjigjen s’ta kthej përgjigjen në telefon” thotë ai dhe mbyll telefonin.
Fiksi shkon edhe në Komisariatin e Policisë së Krujës, për të pyetur nëse Salla Operative ka pasur ndonjë njoftim nga spitali më datë 30 mars 2026 apo ndonjë njoftim për ngjarjen në lokal ku u qëllua me armë një person, madje u godit me qytë pistolete. Punonjësi i policisë kontakton me sallën operative dhe punonjësi i përgjigjet se “jo, nuk ka asnjë njoftim për këtë emër”. Fiks Fare ka mësuar se, pas tentativës për të fshehur këtë ngjarje, qytetari ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë në Kurbin.
Qytetari interesohet në Spitalin e Krujës, është apo jo emri dhe kartela e tij në atë spital?
Qytetari – Kam qenë mjeku në datë 30.
Punonjësja – Po.
Qytetari – Dhe mu desh ajo letra e mjekimit.
Punonjësja – Je mjeku sipër apo poshtë, këtu në kat të parë.
Qytetari – Te Urgjenca.
Punonjësja – Për çfarë je mjeku?
Qytetari – Kam pasur plagë këtu në vesh.
Punonjësja – Atëherë do të flasim pak me doktorin. Cili doktor ka qenë?
Qytetari – Për Zotin s’e mbaj mend, ka qenë vonë.
Punonjësja – Në moshë?
Qytetari – Nuk e di për Zotin, ka qenë pak në moshë. Ka qenë dhe një grua.
Punonjësja – Ja se shoh unë. Ky është doktori, vetëm me këtë do folni. Mirë?
Qytetari – Kam ardhur për të marrë, jam mjeku para nja 1 jave, nga ora 5 e mëngjesit.
Doktori – Kush të ka mjeku?
Qytetari – S’po di!
Doktori – Kush ka qenë pra?
Qytetari – S’e di për Zotin, mua më duhet letra e mjekimit.
Doktori – Këtu në kat të parë?
Qytetari – Në kat të dytë.
Doktori – Shko në kat të dytë pra.
Punonjësja – Informacioni është në kat të parë.
Qytetari – A në kat të parë, na çuan në kat të dytë!
Punonjësja – Për ça?
Qytetari – Kam qenë mjeku para 1 jave.
Punonjësja – Te kirurgjia? Është një kat më poshtë.
Qytetari – Kam qenë qep.
Punonjësja – Po pra, ikni prej shkallë dhe shkoni në kat të dytë e keni atë të mjekimit. Një kat më poshtë!
Qytetari – Si kalove? Ku të marr një informacion?
Punonjësja – Për çfarë?
Qytetari – Na çuan në të dytin!
Punonjësja – Informacion s’ka këtu, çfarë kërkon?
Qytetari – Desha me marr një letër se kam pas qenë rrah para 1 jave dhe kam harruar atë letrën pa marrë.
Punonjësja – Poshtë, poshtë te recepsioni.
Qytetari – Poshtë, ë?
Punonjësja – Po. Një kat më poshtë!
Qytetari – Kam pas qenë me një grup me 3 vetë dhe kam pas qenë qep në kokë dhe në vesh.
Punonjësja – Po.
Qytetari – Më është dashur ajo letra e mjekimit?
Punonjësja – Te kirurgjia shko!
Qytetari – Mbetën tu më sjell pra. Ishim te kirurgjia shkoni aty. Ku duhet me ik?
Punonjësja – Atje …
Qytetari – Ishim te kirurgjia. Thjeshtë më duhet letra ça dëmi kam pas.
Punonjësja – Ai që t’ka bërë mjekimet, kush t’i ka bërë mjekimet?
Qytetari – Këtu.
Punonjësja – Për çfarë të duhet ajo letra?
Qytetari – Nuk kanë faj këto, e ka fajin tjetërkush.
Grupi i Fiks Fare interesohet në Spitalin e Krujës për të parë nëse emri i qytetarit është regjistruar dhe a ka kartelë. Madje, përse nuk u lajmërua Policia e Krujës?!
Gazetari – Ju jeni mjek?
Doktori – Po.
Gazetari – Për një pacient që ka qenë në datë 30 këtu!
Doktori – Ça ka pësuar?
Gazetari – Ka pësuar dëmtime dhe është mjekuar këtu. Ky është regjistri?
Doktori – Ky është regjistri i urgjencës.
Gazetari – Ka ardhur në urgjencë, është regjistruar, ka bërë mjekime, na e verifikon dot, 30-ën?!
Gazetari – Kjo është 30-ta!
Doktori – Ky është shkrimi im.
Gazetari – Po.
Doktori – 10 e 20, 10 e 45. Është më vonë. Ai ka ardhur në 30 në mëngjes herët?
Gazetari – Në mëngjes herët, në 5 të mëngjesit.
Doktori – Ça ka pas ky?
Gazetari – Ka pas dëmtime.
Doktori – Godit, rrah?
Gazetari – Godit me sende të forta.
Doktori – (Vazhdon të kontrollojë) Si e ka?
Gazetari – …
Doktori – Ëhë, lesh! Aty s’duket gjë.
Gazetari – (E kontrollojmë ne) Data 30.
Doktori – (Flet në telefon me drejtorin) Hë Landi? Ça bone ti drejtor, u lodhe? Kanë ardhur nja 2 çuna dhe duan një emër në regjistër, po pa fol me ju!
Gazetari – Kush ishte?
Doktori – Ky ishte drejtori, na bëni një kërkesë me shkrim.
Gazetari – Jo ça shkrimi, është regjistruar apo jo thuaji!
Doktori – Në kat të 5 e ke drejtorin.
Gazetari – Nuk shkoj deri atje, të sjelli ndonjë person këtu. Meqenëse dhe ti e pe.
Doktori – Unë kam shumë dëshirë për t’ju ndihmuar. T’ju jap ndonjë birrë?
Gazetari – Jo, ç’birrë.
Doktori – Kafe, ça doni për qejf.
Doktori – (Flet sërish në telefon) Këto janë të Top-it dhe duan një verifikim për një person ka ardhur më datë 30 apo s’ka ardhur.
Gazetari – Thuaj që s’është verifikuar fare, për këtë kemi ardhur.
Doktori – Unë nuk e di se të thashë që s’ishte shkrimi im.
Gazetari – Data 30 …
Doktori – Unë s’kam qenë, as roje s’kam pasur. Unë s’e di si është historia, bën vaki e kanë regjistruar, bën vaki s’e kanë regjistruar.
Gazetari – (I tregojmë fotot) A janë ambientet tuaja këto?
Doktori – Po ky erdhi qëparë për t’u mjeku ky re!
Gazetari – Janë ambientet tuaja?
Gazetari – (Vjen kryeinfermieri) Ambientet tuaja? Ky krevati është këtu?
Kryeinfermieri – Ai krevat është!
Gazetari – Për këtë po?
Kryeinfermieri – Po.
Gazetari – Është sipër?
Gazetari – (Shohim grafikun e muajit mars) Herri?
Doktori – Unë kam qenë me Ilir Rrapollarin. Unë kam qenë, po s’e kam parë, mos e ka parë ky shoku im.
Gazetari – Duhet të ishte regjistruar këtu, si rregull duhet të ishte regjistruar?
Doktori – Tani si rregull … Ose ka ardhur është regjistruar sipër në kirurgji ku ka bërë dhe atë ndërhyrjen. Në qoftë se është çarë, ka shkuar në kirurgji, mund të kemi marrë kirurgun, nuk e di se ça rasti ka qenë.
Gazetari – Po mirë, si rregull, ka punonjës policie natën?
Doktori – Po.
Gazetari – Duhet ti njoftoni ju?
Doktori – Nëse është rast, i njoftojmë po, si rregull po!
Gazetari – Për këtë s’ke informacion fare?
Doktori – Jo.
Gazetari – Po këtë na duhet ne, kush e ka fut dhe është regjistruar në urgjencë apo jo?
Doktori – Të kuptoj se çfarë do ti, po drejtori thotë duhet të bësh një kërkesë që të marrësh përgjigjen.
Gazetari – Ti më the që nuk është?!
Doktori – Po, sepse s’e pashë unë!
Gazetari – Po nëse nuk është regjistruar fare dhe nëse nuk është lajmëruar fare punonjësi i policisë, mbani ju doktorët?
Doktori – Patjetër që mbajmë, po!
Gazetari – Po pra, dhe në këtë rast policia nuk është lajmëruar në datën 30 mars.
Doktori – Nuk e di, nuk e di.
Gazetari – Po s’është lajmëruar!
Doktori – Ti po thua, nuk e di.
Shkojmë te Drejtoria e Spitalit Krujë
Gazetari – Dua të di ku është regjistruar ose ku është mjekuar?
Punonjësja – Ok, bëni një kërkesë
Gazetari – Ja, të autorizoj drejtori një person, të hapë regjistrin. Është apo nuk është, kaq duam dhe ne, është apo nuk është? Me aq sa e pamë ne, nuk ishte!
Punonjësja – Depozitoni kërkesën.
Gazetari – Kërkesë nuk bëjmë, drejtori të caktoj një person të na shoqërojë atje dhe t’a verifikojmë është apo nuk është?!
Punonjësja – A mund të vendosi kërkesë, kaq mund të them?
Gazetari – Jo.
Grupi i Fiks Fare interesohet në Komisariatin e Policisë në Krujë, nëse ka pasur njoftim nga spitali apo nga ndonjë qytetar?
Polici – E ke emrin aty?
Gazetari – Po …
Polici – (Flet me Sallën Operative) 30 mars në 5 të mëngjesit thotë. Zakonisht spitali njofton kur ka kështu probleme dhune, plagosje kështu si rast që dyshon, a më kupton.
Gazetari – Ku është ai, te salla këtu?
Polici – Te salla këtu. Kam frikë se s’ka njoftuar.
Polici – (Flet sërish me Sallën Operative) Ho re, ndonjë përgjigje ndonjë gjë? Po për dhunë ka qenë, në 5 të mëngjesit më 30 mars.
Gazetari – Goditje në kokë, në vesh.
Polici – Goditje ça thonë këta. Njoftim a keni ju? Po atëherë s’ka njoftim! Goditje në kokë ka pasur ky …
Gazetari – Ka emra?
Polici – Ëë? S’ka kurrkund ë? S’keni njoftim ju me një fjalë, derisa s’është shënu! Te Spitali i Krujës ju s’keni njoftim nga spitali? S’ke ç’a gjen kur s’ka hëhëhë. Nuk është shënu gjë. Po s’pati, s’pati. Me zor nuk shkruhet ajo!/ TCH
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38