Flash News

E-TJERA

“ Do të kryejmë punime”, OSHEE: Tirana me ndërprerje energjie për 5 ditë rresht, ja zonat dhe oraret

“ Do të kryejmë punime”, OSHEE: Tirana me ndërprerje

OSHEE ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë pesë ditë, nga data 20 deri në 25 nëntor.

OSHEE bën me dije se ndërprerjet do të kryhen për shkak të remontit në rrjet, dhe do të prekin pjesërisht disa zona nga Vora, në Kamëz e deri në Shkozë.

Stakim, 20-25 nëntor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 20-25 nëntor OSSH #Tiranë do të kryejë remont në disa fidera që furnizohen me energji nga NST Qendër, Kinostudio, Selitë, Vorë, Traktora, Mëzez dhe Valias.

Remontet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-15:00. Më poshtë datat e remonteve dhe zonat që do të kenë kufizim të energjisë elektrike:

20 nëntor

Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, “Rruga e Barrikadave”, Rruga “Qemal Stafa”, rruga “Hoxha Tahsim”, Shkozë, rruga “Ali Demi”, zona pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona pranë maternitetit të Ri, Prezë, Vorë

21 nëntor

Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Kushtrimi i Lirisë”, Rruga “Bardhyl”, zona pranë qendrës “17 Nëntori”, Kryegjyshata, eeuga “Pashko Hysi”, zona pranë kompleksit sportiv “Ali Demi”, Gjokaj, Vorë, Tufinë, Fushë-Mëzez, Valias, Kamëz,

22 nëntor

Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Ali Demi”, rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë fakultetit të Mjekësisë, rruga “Bajram Curri”, rruga “Selaudin Zorba”, rruga “Don Bosko”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Tufinë, Fushë Mëzez, Valias, Kamëz.

23 nëntor

Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, Rruga “ Gjon Pali II”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Xhezmi Delli”, rruga “Bardhyl”, rruga “Gogo Nushi”, rruga “Riza Cërova”, rruga “4 Dëshmorët”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Paskuqan, Fushë Mëzez

24 nëntor

Pjesërisht: Rruga “Gjon Pali II”, Rruga “Thanas Ziko”, qyteti “Studenti”, Gjokaj, Vorë,

25 nëntor

Pjesërisht: rruga “Met Sallaku”

 

Të fundit