Flash News

E-TJERA

Plumba drejt ‘Audi-t’ në Shkodër, policia e Shkodrës zbardh detajet. Kush ishte shënjestra

Plumba drejt ‘Audi-t’ në Shkodër, policia e Shkodrës

Zbardhen detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani”, në Shkodër ku një makinë u qëllua me armë zjarri pistoletë.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Sipas policisë, makina tip ‘Audi’ e cila u qëllua nga plumbat drejtohej nga Alban Bruçi, një emër jo i panjohur për policinë.

Kujtojmë se në vitin 2016, Bruçi është arrestuar pasi qëlloi gjithashtu me armë në drejtim të një automjeti ku ndodhej shtetasi me inicialet A.J.

Ai u akuzua për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

 

Të fundit