Flash News

E-TJERA

Atentat dy të rinjve në Sanremo, pesë të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

Atentat dy të rinjve në Sanremo, pesë të arrestuar, mes tyre

Dy italianë dhe tre shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve pasi dyshohet se janë autorë të një atentati me armë të organizuar ndaj dy personave.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja në fjalë ndodhi 18 qershorin e vitit të kaluar në Sanremo. ku u plagosën një italian dhe një shtetas tjetër i huaj, nga të shtënat me pushkë.

Të arrestuarit janë Angelo Bonfiglio, 56 vjeç, dhe Riccardo Berrica, 19 vjeç, të dy nga Ceriana dhe tre shokët shqiptarë: Fernando (aka Romeo) Shemuni, 35 vjeç; Klodian Kola, 32 vjeç dhe Enea Dema, 34 vjecc.

Hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të lidhet me pazaret e drogës. Gjatë kontrollit karabinierët kanë sekuestruar dy thasë me municion, ndërsa ndaj të arrestuarve është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Të fundit