Flash News

E-TJERA

Lëkundjet e tërmetit, sizmiologu Dushi: Aktivitet normal, sjell vetëm dëme të vogla

Lëkundjet e tërmetit, sizmiologu Dushi: Aktivitet normal, sjell

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm i ndjerë në disa zona të vendit ka rikthyer panikun te qytetarët.

Por, sizmiologu Edmond Dushi duke folur në emisionin “Open” në News24 tha se jemi në kushtet ku kemi një aktivitet sizmik që ka kulmuar mbrëmë dhe është ndjekur me pasgoditje gjatë natës dhe ditës së sotme.

Jemi në ato kushte ku kemi një aktivitet sizmik që ka filluar nga data 12, ka kulmuar natën e mbrëmshme me magnitudën 4.7 dhe ka vijuar një seri pasgoditjesh edhe ditën e sotme. Ky është një aktivitet normal pasgoditjesh referuar tërmetit të ndodhur mbrëmë. Ne i klasifikojmë te tërmetet e moderuar, kur kalojnë magnitudën 4 futen te tërmetet që shkaktojnë dëmtime dhe me rritjen e mëtejshme problemet shtohen. Më shumë se dëme është shkaktuar panik.

Njerëzit dalin gjithmonë në mënyrë kaotike, shpeshherë shkojnë poshtë godinave, në sheshe apo kafene, por të sigurt jemi vetëm në zonat ku nuk ka objekte që mund të shemben. Gjatë qëndrimit në banesë duhet të evitojmë ashensorin dhe nëse jemi në objekte të larta duhet tu largohemi parmakëve të shkallëve gjatë zbritjes”, tha Dushi.

 

Të fundit