Flash News

E-TJERA

"Viktima e radhës mund të jesh ti", thirrje për protestë pas skandalit te Onkologjikut

"Viktima e radhës mund të jesh ti", thirrje për

Një hetim i nisur për abuzimin me barnat spitalore zbuloi një skemë të krijuar nga mjekë, funksionarë dhe specialistë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për transferimin e pacientëve me tumor drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Ky skandal ka shakktuar pakënaqësi të madhe në publik duke nxitur dhe një protestë.

Protesta është planifikuar të mbahet të mërkurën në orën 19.00, përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Të fundit