Flash News

E-TJERA

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave dy

Një vrasje e trefishtë është regjistruar në Mal të Zi. Tre persona janë vrarë në lagjen që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.

Mësohet se në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër shqiptarë nga Rozhaja. Viktimat janë identifikuar si Denis Hoti 28 vjeç dhe Nezrin Hoti 27 vjeç.

Policia është në kërkim të autorit të dyshuar, Vehid Muric nga Rozhaja.

Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira, ku sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët punonte në një kantier ndërtimi.

Të fundit