Flash News

E-TJERA

Atentat Gentian Bejtjas në Krujë, i vrasin kunatin dhe i plagosin dy djemtë e mitur

Atentat Gentian Bejtjas në Krujë, i vrasin kunatin dhe i plagosin dy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur gjatë mesnatës fshatin Larushk në Krujë.

Sipas policisë, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të mitur u plagosen me armë zjarri.

Mësohet se ka humbur jetën Ramazan Sino dhe u plagos nipat 13 dhe 8 vjeç. Mirëpo, dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

 “Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volksëagen””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kush është Gentian Bejtja  

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013.

Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej 8 vitesh. Ai u rrëmbye jashtë ambienteve të një lokali dhe s’dihet asgjë për fatin e tij.

Gjithashtu, më shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.

Gentjan Bejtja u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka edhe mbrëmjen e 9 Janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

 

 

Të fundit