Flash News

E-TJERA

Atentat gjatë natës në Vlorë, qëllohet me 4 plumba në hyrje të banesës 38-vjeçari, subjekt i OFL-së

Atentat gjatë natës në Vlorë, qëllohet me 4 plumba

Një atentat me armë zjarri është regjistruar rreth mesnatës së kaluar në qytetin e Vlorës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 38-vjeçari Edison Begaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në fshatin Kaninë, Vlorë. Mësohet se autorët e kanë pritur 38-vjeçarin në hyrje të banesës së tij dhe e kanë qëlluar me katër plumba në këmbë, duke e lënë të plagosur. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime pranë bluve të Vlorës, bëjnë me dije se atentati ka të bëjë me dy motive dhe dy pista hetimi; larje hesapesh si dhe për lëndë narkotike, pazare droge.

Kush është Edison Begaj?

Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë.

Në 19 mars të 2015 kur policia pikas një automjet i cili dyshohej se mbarte lëndë narkotike Edison Begaj së bashku me tre te tjerë i kanë hapur zjarr policisë dhe më pas efektivët kanë arritur ta arrestojnë duke shpëtuar tre shokët e tij. Në ngjarje mbeti i plagosur lehtë një polic.

Më 18 maj 2020 personi në fjalë ka qenë subjekt i OFL sëbashku me katër persona të tjerë në listën e Vlorës.

Të fundit