Flash News

E-TJERA

Krim i dyfishtë në Lezhë, dhëndri vret me armë ish-vjehrrin dhe ish-kunatin

Krim i dyfishtë në Lezhë, dhëndri vret me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Ish-dhëndri ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes tyre pas divorcit të çiftit. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit