Flash News

Bota

Shpërthim me tritol në makinën e Sigfrido Ranuccit, gazetarit që denoncoi lidhjet e qeverisë Rama me krimin

Shpërthim me tritol në makinën e Sigfrido Ranuccit, gazetarit

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së enjtes jashtë shtëpisë së Sigfrido Ranucci-t, gazetarit dhe prezantuesit të programit Report në RAI.

Sipas mediave italiane, poshtë makinës së gazetarit ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese. Mjeti ishte parkuar para shtëpisë së tij në Campo Ascolano.

Makina shpërtheu duke dëmtuar gjithashtu makinën tjetër të familjes dhe shtëpinë ngjitur. Karabinierët, Digos, zjarrfikësit dhe shkencëtarët mjeko-ligjorë ishin në vendngjarje.

Forca e shpërthimit ishte e tillë që mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment.

Kujtojmë se Rigfrido Ranucci i kushtoi disa reportazhe Shqipërisë dhe lidhjeve të qeverisë Rama me krimin. Gazetari italian sollli dëshmi konkrete edhe nga ish-zv.kryeministri në kërkim Arben Ahmetaj, se si Rama ka bashkëpunuar me krimin.

Të fundit