Flash News

E-TJERA

Eksploziv marketit në Kamëz, biznesi në pronësi të familjarëve të ish-presidentit të klubit të Kamzës

Eksploziv marketit në Kamëz, biznesi në pronësi të
Fotot Ilustruese

Shpërthim me eksploziv ka ndodhur rreth orës 01:55 në Kamëz, në një market në rrugën “Demokracia”.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, është dëmtuar vetrata anësore e një marketi, i cili rezulton të jetë në pronësi të familjarëve të ish-presidentit të klubit të Kamzës, Naim Qarri.

Aktualisht nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe as autori apo autorët që mund ta kenë kryer.

“Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton policia.

Të fundit