Flash News

E-TJERA

Vrasje me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, një 30-vjeçar u qëllua në makinë

Vrasje me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, një

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri e ndodhur sot në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.

Sipas policisë i vrarë ka mbetur 30-vjeçari Kristian Marku, i cili është qëlluar në automjetin e tij tip “Volksëagen”. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Të fundit