Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri në makinë biznesmeni, FNSH dhe RENEA zbarkon në Shkodër

Vritet me armë zjarri në makinë biznesmeni, FNSH dhe RENEA
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër.

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Mushan në njësinë administrative, Dajç të Shkodrës. Sipas të dhënave të para, viktima është Ridvan H.Ramazani 46 vjeç. AI njihej si biznesmen në Shkodër. 

Nuk dihen ende rrethanat e krimit dhe motivet e vrasjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea

Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.

 

Të fundit