Flash News

E-TJERA

Vrasje me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Vrasje me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është ekzekutuar me armë zjarri pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Madrid Tomorr Ulqinaku 33 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit të Elbasanit, ndërsa viktima u qëllua teksa po hipte në makinën e tij.

Viktima ka qenë duke pirë një kafe dhe është qëlluar me armë në drejtim të tij nga autorët, duke i marrë jetën. Nga plagët e marra, 33-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima është person i paskeduar për krime, por rezulton i shoqëruar një herë në polici, për pjesëmarrje në protestën e 11 majit e organizuar nga opozita.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.  

Të fundit