Flash News

E-TJERA

Vrasje me armë zjarri në Elbasan, viktima me precedent të mëparshëm penal

Vrasje me armë zjarri në Elbasan, viktima me precedent të
Foto ilustruese

Një person është qëlluar me armë zjarri në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘rrethrrotullimi i luleve’ në qytetin e Elbasanit.

Viktima është identifikuar si Ardjan Çollaku rreth 50 vjeç, i cili njihej ndryshe edhe si Ardjan Subashi. Mësohet se viktima njihej si person me precedent të mëparshëm penal.

Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2015 nga policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni.

Viktima ishte dënuar nga Gjykata e Modenas me 23 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe “prodhim e mbajtje armësh pa leje”.

Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes, është gjetur një makinë e djegur në vendin e quajtur Balldre që dyshohet se është përdorur nga autorët. 

 

 

Të fundit