Flash News

E-TJERA

Sulm me armë zjarri në Greqi/ Ekzekutohet shqiptari, plagoset një tjetër

Sulm me armë zjarri në Greqi/ Ekzekutohet shqiptari, plagoset një

Një incident i përgjakshëm me armë zjarri ka ndodhur në orën 7 të pasdites së së martës në një karburant në rrugën Thivon 181, në Nikaia, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas medieve greke, autorë të panjohur kanë hapur zjarr me një makinë në një pikë karburanti që ndodhej në vend, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një burrë me origjinë shqiptare, ndërsa i dyti ka mbetur i plagosur.

Të dy u dërguan në spitalin e Atikës, ku u konstatua vdekja e shqiptarit, ndërsa tjetri i cili është shoku i tij, ka një plagë në dorë. Pika e karburantit është në emër të gruas së viktimës, e cila është greke.

Më pas autorët janë larguar. Pak më vonë, në rrugën Myrivili, në lartësinë e Kifisos, është konstatuar e përfshirë nga flakët një makinë dhe dyshohet se është makina e autorëve.



Të fundit