Flash News

E-TJERA

Vrasje me armë zjarri në Shkodër/ Viktima, emër i njohur për policinë

Vrasje me armë zjarri në Shkodër/ Viktima, emër i njohur

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotën në lagjen “Rus” të Shkodrës. Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Nazmi Bandulla.

Bandulla është qëlluar nga një mjet në lëvizje teksa po pinte kafe para banesës së tij. Viktima është një emër i njohur për policinë. Në dhjetor të 2020-ës, Bandullës iu vendos tritol në makinë.

Shpërthimi i lëndës plasëse erdhi vetëm 3 muaj pasi Bandulla ishte arrestuar. Ai ra në pranga, pasi kërcënoi me armë zjarri vëllanë e tik, pas një konflikti për motive pronësie.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forcat e policies dhe pritet një njoftim zyrtar për ngjarjen.

 

Të fundit