All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Abuzim me fondet e BE, shtyhet për nesër masa e sigurisë për Beqajn

All - Paragraf - 1

Abuzim me fondet e BE, shtyhet për nesër masa e sigurisë për

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli sot para gjyqtares Rudina Palloj, pak orë pasi prokurorja Elida Kaçkini kërkoi masë arrest me burg ndaj ish-funksionarit.

All - Paragraf - 3

Seanca për verifikimin e kushteve të masës ka nisur në orën 09:30 në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por u shty pasi avokatët kërkuan kohë të nisen me dosjen.

Beqaj u arrestua dje (4 korrik 2024) së bashku me dy bashkëpunëtorë pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e së enjtes në Tiranë me urdhër të SPAK krahas disa bashkëpunëtorëve, pasi një hetim zbuloi procedura prokurimi të pavërteta të organizuara nga drejtoria që ai drejtonte me fondet e BE-së, ku përfitimi i Beqajt besohet se kalonte përmes restorantit të klasit të lartë Gzona.

Të fundit