Flash News

E-TJERA

Tërmet me magnitudë 5.5 në Maqedoninë së Veriut, lëkundje edhe në Shqipëri

Tërmet me magnitudë 5.5 në Maqedoninë së Veriut,
Foto Ilustruese

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut në orët e para të mëngjesit, teksa është ndjerë edhe në Shqipëri e Kosovë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë fshati Leunovë në Mavrovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.

Tërmeti u ndje rreth orës 4:45 dhe kishte një thellësi prej 10 km.

Dridhjet e fuqishme janë ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit e Shkupit dhe deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as njerëzore.

Të fundit