Flash News

E-TJERA

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe çon në gjyq 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe

Prokuroria e  Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre, për tenderat në Ministrisë së Bujqësisë. 

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave me funksione publike, kanë bashkëpunuar për të kryer shkelje të rënda në shtatë procedura prokurimi të zhvilluara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me një fond limit prej 525 milionë lekësh pa TVSH.

Procedurat janë zhvilluar kryesisht me negociim pa shpallje paraprake, në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku janë konstatuar mospërmbushje të rregullta të detyrës, mangësi në përcaktimin e kritereve të mallrave dhe testime fiktive të tregut.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 20 persona, nëpunës publikë, të gjithë të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit 2025, rezultoi se shtetasit M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprëm e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.

Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si dhe për ‘Sistem i monitorimit me kamera për hidrovoret’.

Të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë.

Hetimi i procedurave provoi se janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se kanë kryer veprime që nuk janë të justifikuara në lidhje me mangësitë për përcaktimin e kritereve të mallrave që kërkohen, por mbi të gjitha krijohet bindja se testimi i tregut është kryer në mënyrë fiktive", njofton Prokuroria.

Të fundit