Flash News

E-TJERA

Abuzim me tenderat te UBT, lihen në fuqi masat për 19 personat e dyshuar, ndryshon për 5 të tjerë

Abuzim me tenderat te UBT, lihen në fuqi masat për 19 personat e

Pas disa orësh seancë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masat e sigurisë ndaj 24 zyrtarëve të arrestuar të “Universitetit Bujqësor”, biznesmenë por edhe persona të tjerë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.

Kështu, GJKKO ka lënë në fuqi masat për 19 personat e dyshuar dhe ndryshoi vetëm për 5 të dyshuar të tjerë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur” në prokurori.

Gjykata e posacme ka lene ne burg:
1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)
2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
3- Mehmet Qoshja, - drejtor i prokurimeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
4- Altin Murto, - Drejtor i fondeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
5- Piro Zoga - Zotëruesi i operatorit 'Krijon shpk' - “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

Pedagogët dhe zyrtarët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Personat nën hetim akuzohen për abuzime në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) Lekë.

Të fundit