Flash News

E-TJERA

Abuzim me tenderët 210 mln euro, shtyhet për 2 orë seanca në GJKKO për Ballukun dhe vartësit

Abuzim me tenderët 210 mln euro, shtyhet për 2 orë seanca në

Seanca në Gjykatën e Posaçme për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, Erald Elezin dhe Gentian Gjylin, u shty për 2 orë.

Avokatët e të pandehurve kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes që lidhet me hetimin për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe, me një vlerë totale prej rreth 210 milionë euro.

Pas rreth 40 minutash në sallë, zv.kryeministrja e pezulluar dhe ministrja e Infrastrukturës u largua nga ambientet e gjykatës, ndërsa mbrojtësit e saj, si edhe drejtori i KESH-it dhe kreu i ARRSH-së, vijojnë të qëndrojnë brenda GJKKO-së.

Nuk është ende e qartë nëse Balluku do të rikthehet pas dy orësh, kur seanca të rifillojë për shqyrtimin e masave të sigurisë të vendosura ndaj saj dhe dy zyrtarëve të tjerë.

Të fundit