Flash News

E-TJERA

Atentat me tritol në Sarandë, gjendet i vdekur drejtuesi i mjetit

Atentat me tritol në Sarandë, gjendet i vdekur drejtuesi i mjetit

Një makinë është hedhur në erë në lagjen numër 3 të Sarandës ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Sipas policisë, viktima është Isuf Jaçaj. Shpërthimi ka ndodhur pak para mesnate.

"Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjeni e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor", njofton policia.

Të fundit