Flash News

E-TJERA

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruan!

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme:

Dhjetëra qytetarë kanë dalë sot në protestë para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, kundër qarkullimit të monopatinave.
Teksa kanë vendosur disa monopatina përpara ambienteve, protestuesit janë shfaqur edhe me disa pankarta në duar teksa ironizojnë bllokimin e tyre.

"Zonja ministre ka futur duart në xhepin tim”,  “Na thanë do nxjerrim rregulla, por mashtruan. Ku i keni rregullat? shkruhet në pankartat e qytetarëve, pasi kërkojnë kthimin e skuterave të sekuestruar, anulimin e vendimit për ndalimin e tyre si dhe dëmshpërblimin e bizneseve dhe qytetarëve për dëmin ekonomik.

Para disa ditësh ministrja Koçiu përsëriti se nuk tërhiqet nga vendimi për ndalimin e monopatinave dhe se po punohet për rregullimin e kuadrit ligjor.

 

 

Të fundit