Flash News

E-TJERA

Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 40-vjeçari në gjendje të rëndë

Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 40-vjeçari në gjendje të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës, 21 prill, në Velletri, në periferi të Romës, ku një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në via Mariano Colagrossi. Sipas të dhënave të para, Alban Hekurani, pronar i një salle bastesh, sapo kishte parkuar automjetin dhe po shkonte drejt banesës së tij kur është qëlluar nga pas nga persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

 Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një tentative grabitjeje që ka përfunduar me të shtëna.

 

Të fundit