Flash News

E-TJERA

Krim në familje, babai vret me thikë të birin në Tiranë

Krim në familje, babai vret me thikë të birin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

NJë 74 vjeçar ka vrarë me thikë djalin e tij 37 vjeç në banesë. Ngjarja ka ndodhur sipas policisë  rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. 

Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit