Flash News

E-TJERA

Krim në familje, burri plagos me thikë gruan dhe të bijën

Krim në familje, burri plagos me thikë gruan dhe të bijën

Një person në Prizren është arrestuar pasi ka goditur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur, duke i plagosur rëndë, bëri të ditur Prokuroria Themelore në këtë qytet.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të plagosurave është e rëndë.

Ngjarja u raportua në orën 00:20 të 17 tetorit dhe patrulla policore kur arriti në vendngjarje hasi në bashkëshorten e të arrestuarit e cila gjendej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara nga thika.

Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe vajza e mitur e cila po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje.

Autoritetet thanë se në hyrje të banesës e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Prokuroria njofton se po vazhdon hetimet për këtë rast dhe do të parashtrojë në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Të fundit