Flash News

E-TJERA

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Krujë, më pas tenton vetëvrasjen

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Krujë, më

Krim në familje në fshatin Bupq të Krujës.

Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij brenda automjetit të tyre. Sipas policisë, pas krimit, burri Artan Ismalaj, 51 vjeç ka tentuar të vrasë edhe veten me të njëjtën thikë, por aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi Artan Ismalaj, 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen Klarita Ismalaj, 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi Artan Ismalaj ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit