Flash News

E-TJERA

Krim në familje/ Divjakë, burri vret me armë gjahu bashkëshorten dhe më pas veten

Krim në familje/ Divjakë, burri vret me armë gjahu

Një krim në familje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës. Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij me armë gjahu dhe më pas veten.

Autori i krimit është Hekuran Rrasa, 58-vjeç, ndërsa viktima është 45-vjeçarja Fëllënxë Rrasa. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit Rrasa. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut", thuhet në njoftimin e policisë.

Nga informacionet që qarkullojnë në media, çifti Herkuan dhe Fëllënxë Rrasa nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetrit. Dyshohet se 58-vjeçari e ka vrarë bashkëshorten për motive të dobëta. Ata janë prindër të një djali. Ka qenë ky i fundit që i ka gjetur të pajetë në shtëpi.

 

Të fundit