Flash News

E-TJERA

Krim në familje në Klos/ 47-vjeçari gjendet i pajetë pas një konflikti, gruaja dhe vajza nuk i hapën derën policisë

Krim në familje në Klos/ 47-vjeçari gjendet i pajetë pas

Krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël, Klos. Kryefamiljari, Ylber Lezi është gjetur i pajetë dhe me shenja dhune.

Policia mori informacion se në familjen Lezi po ndodhte një konflikt dhe teksa shkoi atje, gruaja dhe vajza e 47-vjeçarit, Mine e Aida Lezi bënë rezistencë dhe nuk e lejonin policinë të hynte në banesë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe kanë gjetur pa shenja jete shtetasin 47-vjeçarin. Më pas kanë shoqëruar në polici bashkëshorten dhe vajzën e këtij të fundit.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në vrasjen e kryefamiljarit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që ndodhi dje, rreth orës 22.30.

"Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L, 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L., dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin me prova ligjore të saj", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit