Flash News

E-TJERA

Krim në familje në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë, më pas vetëvaret

Krim në familje në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë,

Një tjetër krim në familje ka ndodhur mesditën e sotme.

Sipas policisë Qemal Bici ka vrarë gruan Mendurie Bici me sëpatë dhe më pas i ka dhënë fund edhe vetes, duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë.

"Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjen" njofton policia paraprakisht. 

Mësohet se çifti kishte 4 fëmijë. 

Një ditë më parë, një tjetër krim në familje u shënua në Shkodër, ku Fabian Vuka ka vrarë të motrën, Diana Vuka. Pas krimit që ndodhi për motive të dobëta, autori, i cili njihej si person i alkoolizuar u arrestua nga policia.

   

Të fundit