Flash News

E-TJERA

Krim në familje në Mallakastër, djali me probleme mendore vret babanë me sende të forta

Krim në familje në Mallakastër, djali me probleme mendore vret

Një krim në familje është shënuar mbrëmjen e sotme në Mallakastër.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, djali ka vrarë babain, 73 vjeç në fshatin Greshicë.

Djali, i cili raportohet se kishte probleme mendore e ka qëlluar të moshuarin me sende të forta, duke i marrë jetën. Pas krimit, 30-vjecari është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

 

Të fundit