Flash News

E-TJERA

Krim në familje në Tiranë, 43-vjeçari vret me armë kunatën, më pas edhe veten

Krim në familje në Tiranë, 43-vjeçari vret me armë
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Një grua është vrarë me armë zjarri nga vëllai i burrit, i cili më pas ka vrarë veten. në Shkozet.

Mësohet se Roland Sinani e ka qëlluar për vdekje 37-vjeçaren, Migena Sinanin, kur i vëllai nuk ishte në shtëpi.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

Të fundit