Flash News

E-TJERA

Krim në familje në Vlorë, nipi vret me armë gjahu xhaxhain, më pas edhe veten

6:51:37 PMKrim në familje në Vlorë, nipi vret me armë gjahu xhaxhain,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën pasditen e sotme.

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Mekat. Nipi ka vrarë xhaxhain me armë gjahu dhe më pas veten.

"Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi Genci Koreta, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin Jorxhi Koreta, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut", njofton paraprakisht policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Të fundit