Flash News

E-TJERA

Atentat në hyrje të Elbasanit, vriten me armë zjarri dy persona, të dy me precedentë penal

Atentat në hyrje të Elbasanit, vriten me armë zjarri dy persona,
Lulzim Bitri, njeri nga viktimat

Tronditet Elbasani. Dy persona kanë humbur jetën nga një atentat me armë zjarri në hyrje të qytetit pranë një karburanti.

Mësohet se nga të shtënat kanë humbur jetën dy persona të identifikuar si Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Mësohet se Ardjan Çollaku rreth 50 vjeç, i cili njihej ndryshe edhe si Ardjan Subashi njihej si person me precedent të mëparshëm penal.

Atentat në hyrje të Elbasanit, vriten me armë zjarri dy persona,
Pamje nga vendi i ngjarjes, Elbasan

Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2015 nga policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni dhe ishte kthyer para pak kohësh në Shqipëri.

Çollaku ishte dënuar nga Gjykata e Modenas me 23 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe “prodhim e mbajtje armësh pa leje”.

Çollaku ka qenë edhe subjekt i OFL , pasi vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

Ndërkohë, Lulzim Bitri është arrestuar tre vjet më parë në Tetovë të Maqedonisë, pasi u përfshi në një përplasje me armë në Tetovë dy ditë më parë.

Përleshja e armatosur pati ndodhur mes dy grupeve kriminale e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur Naip Rexhepi, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Sakaq, pak minuta pas ngjarjes, është gjetur një makinë e djegur në vendin e quajtur Balldre që dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.   

   

Të fundit