Flash News

E-TJERA

Tërmet në kufirin greko-shqiptar, panik te banorët në jug të vendit

Tërmet në kufirin greko-shqiptar, panik te banorët në jug

Një tërmet ka goditur mëngjesin e së martës zonën jugore të vendit, në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas Qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmiologjisë, lëkundjet ishin me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me epiqendër në Çamandë, Filat.

Tërmeti u regjistrua në orën 06:14 dhe u ndje edhe në qytetet e Sarandës dhe Delvinës.

Sipas raportimeve paraprake, nuk ka dëme materiale apo të lënduar, megjithatë lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik te banorët në ato zona.

Tërmet në kufirin greko-shqiptar, panik te banorët në jug

Të fundit