Flash News

E-TJERA

Drogë në lokal dhe lojëra fati, arrestohen dy persona në Maliq

Drogë në lokal dhe lojëra fati, arrestohen dy persona në

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së fundit në Maliq, pasi kryenin veprimtari të jashtëligjshme.

Konkretisht është arrestuar një person me iniciale A.Z., në Maliq, i cili kishte përshtatur lokalin për shitje droge.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit: A. Z., banues në fshatin Vloçisht, Maliq,  për veprën penale “Përshtatja e  lokalit për përdorim droge”, pasi: Shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Vloçisht, gjetën mbetje të dyshuara lëndë narkotike kokainë dhe sende që shërbejnë  për përdorim të lëndës narkotike.

S, 36 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Organizimi I llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Sovjan, Maliq, në celularin e tij u gjetën aplikacione që shërbenin për vendosjen e basteve sportive”, njofton policia.

Të fundit